Shembulli i rinisë/ Dy të talentuar në elektromekanikë, nga emigracioni u rikthyen në Kukës

schedule20:10 - 12 Prill, 2025

schedule 20:10 - 12 Prill, 2025

Andi Nerguti dhe Nexhmedin Syla janë dy të rinj të talentuar të Kukësit në fushën e elektromekanikës për automjete.

I gjen në çdo kohë në punë e natyrisht Andi thotë se nuk mund ta nisin punën pa konsumuar kafën e mëngjesit.

Duke qënë në punën e tyre, puna për të dy, zgjat deri në mbrëmje vonë.

Pasioni për elektromekanikën, Andit i lindi duke parë të atin dhe xhaxhain, të dy elektromekanikë.

E ka nisur thjesht duke hapur telefona e riparime, e më pas falë përkushtimit, ka hapur edhe repatin e tij.

Për Nexhmedinin, marrja e profesionit ishte paksa më e vështirë, duke ndjekur kurse kualifikuese pranë serviseve për automjetet në Durrës. Thotë se për një vit ka punuar pa pagesë, vetëm që të merrte zanatin.

Ka 10 vite që punon në këtë profesion, ka punuar në durrës, në emigracion e prej disa muajsh është rikthyer në Kukës.

Për Andin ky është një profesion shumë i mirë, pasi siguron mjaft të ardhura, por elektroauti sipas tij ka vështirësi, e sidomos me makinat e vjetra.

Edhe pse është elektroaut, riparimi i një defekti elektrik kërkon shumë punë në varësi të vendndodhjes së defektit.

Nexhmedini ka në dorë një automjet të kalueshmërisë së lartë. Thotë se ka ndërhyrë në çdo pjesë duke e përshtatur për terrenet malore, thuajse e ka ndërtuar rishtazi.

Ai thotë se profesioni është i vështirë dhe i lodhshëm, por në përfundim të punës dhe riparimit të një automjeti, duket se lodhja nuk ndjehet nga kënaqësia për atë se çfarë ke bërë.

Një prej proceseve të vështira është kombinimi i bojës për mjetin, duke e njehsuar me atë çfarë ka patur para defektit.

Por qoftë Andi, qoftë Nexhmedini thonë se këto lloj punësh nuk mund të bëhen vetëm, duhen ndihmës e punëtorë, por për fat të keq, nuk ka të tillë.

Të dy të rinjtë kanë jetuar e punuar për një kohë në emigracion, por kur bëhet fjalë për ndryshimin mes Shqipërisë e shteteve ku kanë punuar, zgjedhin të jenë pranë familjes.

Djem të tillë dhe pasionant pas punës, profesionit e vendlindjes janë të paktë në Kukës, që vuan plagën e emigracionit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!