Shembjet masive në bregdet, Pjerin Ndreu: Inertet do pastrohen nga pronarët e ndërtimeve pa leje

schedule12:25 - 7 Qershor, 2021

schedule 12:25 - 7 Qershor, 2021

Kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu deklaroi në ABC me gazetaren Juli Xhokaxhi se inertet që mbeten pas nga shembja e ndërtimeve pa leje do të pastrohen nga pronarët e këtyre godinave si “faturë shpagimi” për shkeljen e bërë. Ndreu deklaroi se prishjet duhet të bëhen në çdo kohë kur konstatohen dhe jo vetëm në sezon veror.

“Ne kemi prishur mbi 30 objekte vjet si bashki. Jam kundër prishjeve në çdo kohë që të konstatohen, Jam kundër ndërtimeve të paligjshme. Ne kemi bërë ndërhyrje me policinë e Shtetit. Kostoja e pastrimit do jetë e atyre që e kanë bërë ndërtimin. Heqja e inerteve do bëhet nga personat që kanë bërë ndërtimet pa leje. Ata që kanë bërë dëmin do paguajnë dhe koston. Bashkia ka ndërhyrë në të gjitha rastet dhe vazhdon të ndërhyjë. Problemet shtrohet te kapacitetet. Ky është një aksion i organizuar ku të gjithë marrin pjesë”, deklaroi Ndreu.

Ai tha se këtë vit pritet një sezon me numër më të madh turistësh se vitin e kaluar për shkak të rënies së shifrave të infektimeve me COVID.

“Ne jemi në një farë ankthi për të realizuar një sezon ndryshe. Vjet për shkak të pandemisë sezoni nuk ishte në nivelin e kërkuar. Frekuentimi nuk ishte aty ku duhet pasi kishim në turizëm patriotik. Sivjet supozohet se do ketë shumë të ardhur. Ka shumë emigrant dhe të huaj që kanë prenotuar. Besoj se do jetë një sezon i kënaqshëm,. Duke pasur parasysh situatën e pandemisë që është në shifra të ulëta, Bashkia ka marrë masa të forta. Territori i Shëngjinit është tejet i pasur”, tha ai.

Ai u pyet edhe në lidhje me shkeljen e protokollit anti-COVID gjatë festivalit UNUM.

“Nuk është shkelur asnjë rregull. Ka qenë në nivel perfekt gjithçka., Ka ardhur koha të hapet turizmi ku e gjithë hoteleria e Shëngjinit ka qenë e mbushur me turistë të huaj nga shumë shtete të Europës. Ka qenë një event që ka ardhur koha të avancojë. Ka pasur ndërhyrje. Është ndërhyrë për të shpërndarë dhe janë shpërndarë. Në dijeninë time nuk ka pasur grumbullime por ka qenë të gjithë të shpërndarë”, u shpreh ai. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!