Reshjet e dendura të shiut të orëve të fundit kanë shkaktuar një sërë problemesh në disa qarqe të vendit.
Si pasojë e reshjeve të shiut është shembur një sasi dherash, duke bllokuar segmentin rrugor Cërrik-Kuçovë.
Ndërkohë mësohet se mjetet e rënda po punojnë për pastrimin e rrugës dhe normalizimin e qarkullimit të automjeteve në këtë aks rrugor. /abcnews.al