Të paktën 4 persona kanë humbur jetën dhe 159 janë ende nën rrënoja, sipas një njoftimi nga kreu i autoriteteve të qarkut Miami-Dade.
Ndërkohë, shefi i zjarrfikëses Jason Richard, tha ndërkohë që ekipet e shpëtimit po kërkojnë nën rrënoja për të mbijetuar, ata gjithashtu po punojnë për të identifikuar se cilat hapësira janë të sigurta dhe në cilat zona nevojiten materiale shtesë për t’u siguruar që pjesë tjetër e ndërtesës nuk do të shembet ndërkohë që vazhdojnë kërkimet.
Për të gjetur të mbijetuarit e tjerë, forcat e kërkim-shpëtimit po përdorin qen të trajnuar, gjithashtu edhe 30 zjarrfikës ndodhen në vendngjarje. Kompleksi i apartamenteve Champlain Towers South u ndërtua në 1981 dhe kishte 136 apartamente, 80 prej të cilave ishin të banuara./abcnews.al