Shembja e një ndërtese në Marsejë, autoritetet: Ka shpresë për të mbijetuarit

schedule09:43 - 10 Prill, 2023

schedule 09:43 - 10 Prill, 2023

Vazhdojnë përpjekjet e ekipeve të shpëtimit për të gjetur personat e zhdukur në rrënojat e pallatit në qendër të Marsejës.

“Ka shpresa se do të gjenden disa të mbijetuar,” tha mëngjesin e sotëm kryebashkiaku i Marsejës, Benoit Payan, i cili ndodhet në vendngjarje.

“Përderisa ka shpresë, ne nuk do të ndalemi. Nëse ka ende të mbijetuar nën këto rrënoja, ne do ti ndihmojmë me çdo kusht” tha Payan.

Shefi i zjarrfikësve të qytetit, Lionel Mathieu , konfirmoi fjalët e kryetarit të bashkisë , duke vënë në dukje se “ka shpresa se ka ende njerëz të gjallë.”

“Sonte dhimbja dhe vuajtjet janë të mëdha”, kishte vënë në dukje Mathieu pak më parë, kur zjarrfikësit njoftuan se dy trupa ishin gjetur në rrënojat e ndërtesës me pesë apartamente në rrugën 17 Tivoli, i cili u shemb pas një shpërthimi të madh.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!