Të paktën katër persona kanë humbur jetën nga shembja e ndërtesës në Miami. Lajmin e bëri të ditur Rachel Johnson zëdhënës i zyrës së kryebashkiakes.
Kjo e fundit tha se tre trupa u nxorën nga rrënojat brenda natës dhe më pas u nxor edhe viktima e katërt.
“Është tragjike, kur u zgjova mësova se tre trupa ishin nxjerrë nga rrënojat brenda natës,” tha Daniella Levine Cava të premten për “Goodmorning America”.
Cava u shpreh po ashtu se ky është një lajm i trishtë për familjet që po presin me shpresë për të mbijetuar. Ajo konfirmoi se deri më tani numri i viktimave është katër, por shtoi se ka ende shpresë për të shpëtuar. Mendohet se nën gërmadha mund të ndodhen edhe 102 persona që rezultojnë të humbur. /abcnews.al/