Numri i viktimave ka shkuar në 28 dhe 117 rezultojnë të humbur pas shembjes së ndërtesës në Miami. Sipas autoriteteve po vazhdojnë kërkimet por shanset për të gjetur të mbijetuar janë “pothuajse zero”.
Shumica e ndërtesës, Champlain Towers South u shemb gjatë natës në 24 qershor në Surfside; një nga katastrofat më të mëdha urbane në historinë e SHBA-së.
Forcat e kërkim-shpëtimit arritën të shpëtonin vetëm një adoleshent në orët e para pas katastrofës. Pavarësisht mobilizimit të ekipeve të shpëtimit nga SHBA, Izraeli dhe Meksika asnjë person nuk është nxjerrë i gjallë nga rrënojat deri më tani. s.ba/abcnews.al