Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Shembja e ndërtesës në Marsejë/ Gjenden trupat e pajetë të dy personave, 6 ende të zhdukur

schedule07:30 - 10 Prill, 2023

schedule 07:30 - 10 Prill, 2023

Dy trupa janë gjetur nën rrënojat e ndërtesës që u shemb në Marsejë të Francës pas një shpërthimi të madh, thanë autoritetet franceze herët të hënën. Punonjësit e kërkim-shpëtimit në vend po përpiqen që të gjejnë gjashtë persona të tjerë që janë raportuar të zhdukur pas shembjes së ndërtesës.

Zbulimi i trupave erdhi rreth 24 orë pasi shpërthimi rrëzoi ndërtesën katërkatëshe në qytetin bregdetar. Shkaku mbetet i paqartë, por hetuesit po shqyrtojnë mundësinë e një rrjedhje gazi. Pesë persona nga ndërtesat pranë pësuan lëndime të lehta dhe rreth 200 njerëz u desh të evakuoheshin nga shtëpitë e tyre.

Dy blloqe ndërtesash aty pranë u shembën pjesërisht disa orë më vonë./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!