Shembja e godinës, drejtoresha e maternitetit: Po e zgjerojmë, por fasada historike do të ruhet

schedule17:48 - 21 Mars, 2021

schedule 17:48 - 21 Mars, 2021

Drejtoresha e maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” Eliona Demaliaj ka reaguar pas akuzave nga opozita në lidhje me shembjen e godinës. Në një postim në Facebook, që e shoqëron me foton e projektit, Demaliaj e cilëson rikonstruksion, që sipas saj ruan autenticitetin e godinës historike, ndërsa shton se do të rindërtohet e zgjerohet shtesa që ishte dëmtuar nga tërmeti.

“Fillimi i punimeve për rindërtimin dhe zgjerimin e Maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” është një moment shumë i rëndësishëm jo vetëm për ne si staf mjekësor, por së pari për kujdesin dhe shërbimin dinjitoz për nënat e reja dhe të porsalindurit. Projekti i rikonstruksionit dhe zgjerimit të spitalit tonë, ruan autenticitetin e godinës historike dhe rindërtohet e zgjerohet shtesa që ishte dëmtuar nga tërmeti.

Sqarojmë se, pjesa e shembur që do të ndërtohet nga themelet ishte jashtë funksionit që prej tërmetit të shtatorit, e shpallur e pabanueshme nga Instituti i Ndërtimit, sepse nuk kishte siguri për shkak të dëmtimeve dhe ishte e rrezikshme për të punuar dhe për të mbajtur aty nënat dhe të porsalindurit.

Ndërsa godina kryesore do rehabilitohet, do të ruhet fasada dhe gjithë elementet historike. Ky është një projekt i shumëpritur për ne si staf mjekësor, pasi do të sigurojë kushte dinjitoze për nënat e reja dhe fëmijët që vijnë në jetë në maternitetin tonë” mbyllet reagimi i drejtoreshës së Spitalit “Mbretëresha Geraldinë”./ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!