Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shembet veranda e një diskoteke në Korenë e Jugut

schedule13:00 - 27 Korrik, 2019

schedule 13:00 - 27 Korrik, 2019

Shembja e një verande në qytetin koreano jugor Guanxhu ku po zhvillohet kampionati ndërkombëtar i notit, është shembur duke shkaktuar dy viktima dhe dhjetëra të plagosur. Të gjithë janë notarë që marrin pjesë në kampionat.

Veranda e një diskoteke në Guanxhu, qytet ku po zhvillohet kampioni botëror i notit, është shembur duke shkaktuar vdekjen e dy personave të dy shtetas koreano jugorë. Gjithashtu të plagosur kanë mbetur dhe dhjetëra të rinj që ndodheshin në lokal. Sipas mediave në vend, mes tyre ka dhe atletë që po marrin pjesë në kampionat. Sipas të dhënave të para bëhet fjalë për dy shtetas amerikanë, një burër dhe një grua. Britanikja “The Guardian” shkruan se mes të plagosurve janë dhe dy shtetas nga Zelanda e Re, një holandez dhe një Italian. Me anë të një deklarate për media, federate ndërkombëtare e notit shprehu ngushëllimet për viktimat dhe shpjegoi se po ndjek nga afër situatën si dhe do të marrë të gjitha masat e duhura për ti dhënë asistencë mjekësore të gjitha viktimave të incidentit. Në një video që u publikua në rrjetet sociale shihen me dhjetëra të rinj që përpiqen të ngrejnë veramdën e diskotekës që gjendet pranë fshatit ku qëndrojnë sportistët. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!