Shembet ura në fshatin Rragam të Shkodrës, izolohen banorët dhe disa turistë

schedule10:42 - 20 Tetor, 2022

schedule 10:42 - 20 Tetor, 2022

Shembja e urës në Fshatin Rragam të Shkodrës ka lënë të izoluar rreth 300 banorë. Veç tyre të bllokuar kanë mbetur edhe disa turistë që ndodheshin prej ditësh në zonë.

Siç duket në pamje, ura ka pësuar shembje duke e pamundësuar kalimin e automjeteve.

Banorët i bëjnë thirrje institucioneve të ndërhyjnë për ta zgjidhur sa më parë problemin. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!