Shembet ura e drurit në Spanjë, 250 të plagosur

schedule12:56 - 13 Gusht, 2018

schedule 12:56 - 13 Gusht, 2018

Shembja e një ure druri në Spanjë ka shkaktuar plagosjen e më shumë se 250 spektatorëve që po ndiqnin një koncert muzikor. Mediat spanjolle raportojnë se pesë nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë.

Më shumë se 250 persona kanë mbetur të plagosur në Spanjë, pesë prej të cilëve në gjendje të rëndë, pas rënies së një platforme natën mes së dielës dhe të hënës në një festival muzikor në Vigo, në veriperëndim të vendit. Lajmi u konfirmua nga burime zyrtare vendore. Sipas po të njëjtave burime, rreth 266 pacientë janë trajtuar më ndihmë mjekësore, shumica të plagosur lehtë, por janë edhe pesë persona të tjerë të shtruar në spital kryesisht me fraktura ose dëmtime në kokë.

Platforma prej druri me gjatësi prej 30 metrash dhe një gjerësi prej 10 metrash, të vendosura përballë detit, ishte e mbushur me spektatorë që ndiqnin një koncert rap në një festival muzikor, kur ajo papritmas u shemb pak para mesnatës. Shkaqet e këtij aksidenti mbeten për tu përcaktuar. Dëshmitarët thanë për mediat spanjolle se kishin vështirësi të dilnin nga platforma e shembur./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!