Shembet trau mbajtës, humb jetën minatori 35-vjeçar në Bulqizë

schedule20:37 - 28 Maj, 2021

schedule 20:37 - 28 Maj, 2021

Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në një galeri në minierën e Bulqizës. Mësohet se si pasojë e shembjes së një masivi në kolonën e sigurisë, ka humbur jetën Eldi Alla 35 vjeç.

Viktima ka qenë duke bërë kontrollin e galerisë, kur është shembur një masiv shkëmbor duke i shkaktuar vdekjen. Sipas minatorëve është shembur “katrorja” një emërtim i kolonës së sigurisë.
Ngjarja ka ndodhur në minierën e Albchrome në nivelin e 18, teksa 27 vjeçari ka qenë duke kryet kontrollin e galerisë.

Njoftimi i policisë: 

Me datë 28.05.2021, rreth orës 18.30, në një subjekt minerar në Bulqizë, dyshohet se gjatë punës është aksidentuar shtetasi E. A., i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon hetimi për zbardhjen e plotë shkaqeve ngjarjes. /abcnews.al/