Të paktën tre persona u vranë dhe tetë të tjerë u plagosën kur skela u shemb në një ndërtesë 19-katëshe në ndërtim në Prigis, në periferi të Lozanës, tha policia zvicerane.
Skela, e cila arrinte një lartësi prej 60 metrash, u shemb nga fasada e ndërtesës pak pas orës 9:30 me orën lokale. Policia tha se tre punëtorë u vranë. Nga të plagosurit, katër janë në gjendje të rëndë dhe njëri është dashur të transportohet me helikopter në një spital aty pranë. Pjesa tjetër kanë lëndime të lehta.
“Dy persona janë ende të zhdukur”, tha zëdhënësi i policisë Jean-Christophe Soterel për AFP.
Sotterel tha se shkaku i aksidentit ende nuk është përcaktuar dhe se prokuroria po kryen një hetim paraprak.
Sipas informacioneve të televizionit publik RTS, shembja është shkaktuar nga rënia e ashensorit të përdorur nga ndërtuesit për t’u ngjitur vetë, por edhe për të ngritur materiale të ndryshme, deri në katin e fundit të pallatit./abcnews.al