Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë mbrëmjes që lamë pas në Kretë. Mediat në vend raportojnë se një grua humbi jetën dhe fëmija i saj 9 vjeç ka mbetur i lënduar rëndë pasi një pjesë shkëmbi u shkëput dhe u zuri shtëpinë.
Pjesa e shkëmbit të shkëputur u rrëzua mbi një banesë të lëshuar me qira dhe i vetmi që ka dalë pa lëndime është kryefamiljari 51-vjeçar. Forcat zjarrfikëse dhe ekipet e shpëtimit punuan gjatë natës për të nxjerrë nga rrënojat fëmijën që kishte mbetur i bllokuar.
E gjithë skena tragjike ndodhi para syve të 51-vjeçarit nga Sllovakia. Sipas raportimeve, gjysma e godinës është shkatërruar plotësisht nga shkëputja e shkëmbit i cili është rrokullisur nga shpati dhe ka rënë mbi ndërtesë. /abcnews.al/