Një rrugë në Romë është shembur, duke krijuar një gropë 10 metra të gjerë dhe 13 metra të thellë, e cila përpiu dy makina të parkuara. Ngjarja ndodhi në rrugën Sestio Menas në Quadraro pak para orës 01:00.
Efektivët e policisë lokale, të cilët mbërritën menjëherë në vendngjarje, mbyllën rrugën duke siguruar zonën e prekur. Asnjë person nuk është lënduar, raportojnë mediat italiane.
/abcnews.al