Nëntë persona kanë humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar si pasojë e shembjes së një ndërtese në Kajro, kryeqytetin e Egjiptit.
Sipas gazetës egjiptiane “Al-Ahram”, ekipet e mbrojtjes civile, të cilat pas njoftimit për shembjen e një ndërtese pesëkatëshe në veri të Kajros kanë mbërritur në vendngjarje, kanë arritur të nxjerrin nëntë kufoma dhe katër të plagosur.
Përpjekjet e kërkim-shpëtimit janë duke vazhduar.
Të dielën, katër persona humbën jetën dhe 13 të tjerë u plagosën nga shembja e një ndërtese në veri të Egjiptit.
Muajin e kaluar, dhjetë persona humbën jetën kur ndërtesa e tyre 13-katëshe u shemb në qytetin bregdetar të Aleksandrisë.
Shembjet e ndërtesave janë të shpeshta në Egjipt për shkak të shkeljeve të rregullave të ndërtimit dhe mosmarrjes së lejeve të nevojshme si rezultat i mungesës së mbikëqyrjes së qeverisë.
#Cairo #Egypt??- At least eight people killed and others injured from collapse of five-storey residential building in #HadayekAlQobba district, while rescue operation ongoing; Civil Protection officials have said pic.twitter.com/Zts9s3A0bQ
— CyclistAnons? (@CyclistAnons) July 17, 2023