Të paktën 8 persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë të zhdukur si pasojë e shembjes së një blloku banesash në Brazilin Verilindor.
Sipas autoriteteve mes viktimave janë dy fëmijë të vegjël, përkatësisht 8 dhe 5 vjeç.
Mediat e huaja shkruajnë se ekipet e shpëtimit vazhduan një kërkim të furishëm gjatë natës për të bllokuarit në rrënoja.
Ndërtesa e apartamenteve ndodhej në periferi Zanga të Hesifit, kryeqyteti i shtetit të Pernambuco (verilindor). Pallati është shembur mëngjesin e së premtes, kur shumë prej banorëve me siguri po flinin.
Hesifi, një qytet bregdetar me rreth 1.5 milionë banorë, ditët e fundit ka pësuar reshje të dendura shiu./abcnews.al