Shembet një digë në Kamerun, 23 të vdekur

schedule15:59 - 9 Tetor, 2023

schedule 15:59 - 9 Tetor, 2023

Një digë që daton nga epoka koloniale u shemb dje, të dielën, pas shirave të dendur në kryeqytetin e Kamerunit Yaounde, duke lëshuar një vëllim të madh uji nga një liqen.

“Cunami” i ujit përfshiu gjithçka në rrugën e tij dhe mori jetën e më shumë se 23 njerëzve, njoftoi sot Asola Joseph, shefi i shpëtimit të ushtrisë lokale në distriktin Bankolo.

Një reporter i Reuters dhe një dëshmitar okular thanë se të paktën pesë trupa ishin gjetur dhe të paktën 30 shtëpi ishin shkatërruar.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!