Një ndërtesë banimi në ndërtim e sipër në kryeqytetin e Etiopisë u shemb, duke vrarë shtatë persona që po flinin në një shtëpi ngjitur.
Fatkeqësia ndodhi mëngjesin e së mërkurës rreth orës 05:00 me orën lokale, në Addis Ababa, njoftuan mediat lokale.
Nigatu Mamo, zëdhënës i autoriteteve lokale, tha për BBC se të vdekurit përfshinin fëmijë të moshës katër, 11 dhe 12 vjeç. “Viktimat humbën jetën për shkak të mungesës së ajrit”, shtoi Mamo./abcnews.al