Katër persona humbën jetën kur një objekt në ndërtim u shemb të hënën në George, në brigjet e Afrikës së Jugut, ndërsa pesëdhjetë punëtorë të tjerë mbeten të bllokuar, njoftoi sot bashkia.
Deri më tani nga rrënojat janë nxjerrë 24 persona dhe pjesa më e madhe e tyre janë shtruar në spital, njofton autoriteti komunal, duke sqaruar se katër u janë nënshtruar plagëve të marra.
“51 persona” janë ende të zhdukur, të bllokuar në rrënoja, sqaroi ai mbrëmjen e së hënës. Ekipet e shpëtimit po përqendrojnë përpjekjet e tyre në tre zona të veçanta të ndërtesës së shembur.
Nuk janë të qarta në këtë fazë arsyet e shembjes së godinës gjashtëkatëshe në ndërtim e sipër, e cila do të kishte edhe parkim nëntokë.
George South Africa ?? *MEDIA STATEMENT: Update on Building Collapse, Victoria Street – George*
_Issued George Municipal, 6 May 2024, 6pm_Following the collapse of a multi-storey building under construction in Victoria Street this afternoon, Disaster Service teams from George… pic.twitter.com/whsx8xW9ik
— Live life with Passion (@1life_love_it) May 6, 2024
/abcnews.al