Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shembet gjatë rinovimin kulla mesjetare në Romë

schedule14:57 - 3 Nëntor, 2025

schedule 14:57 - 3 Nëntor, 2025

Një kullë mesjetare në zemër të kryeqytetit të Italisë, pranë rrënojave të famshme të Forumit Romak, është shembur pjesërisht të hënën, gjatë punimeve për rinovimin e strukturës, duke lënduar rëndë të paktën një punëtor, raportuan mediat italiane.

Tre punëtorë janë shpëtuar ndërsa njëri ka mbetur i bllokuar brenda strukturës, ka raportuar gazeta Corriere della Sera.

Gjatë operacionit të shpëtimit nga zjarrfikësit, një pjesë tjetër e kullës është shembur, duke shkaktuar shumë pluhur dhe mbeturina.

Zjarrfikësit që ndodheshin në një  të lëvizshme zbritën shpejt kur ndodhi shembja shtesë.

Torre dei Conti u ndërtua në shekullin e 13-të nga Papa Innocent III si një vendbanim për familjen e tij.

Kulla ishte dëmtuar në një tërmet të vitit 1349 dhe kishte pësuar shembje të mëvonshme në shekullin e 17-të. Mediat italiane raportojnë se në vendngjarje ishin si kryebashkiaku i Romës, Roberto Gualtieri, ashtu edhe ministri italian i Kulturës, Alessandro Giuli.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!