Shembet akullnaja në kufirin mes Italisë e Zvicrës: Dy alpinistë të vdekur e 9 të lënduar

schedule16:38 - 27 Maj, 2022

schedule 16:38 - 27 Maj, 2022

Një pjesë akulli është shkëputur nga një akullnajë duke zënë poshtë një grup prej të paktën 15 alpinistësh në anën zviceriane të malit Grand Combin.

Ngjarja raportohet të ketë këtë mëngjes pas orës 06.00. Më pas, sipas raportimeve u organizua një operacion shpëtimi me shtatë helikopterë. Si pasojë e rrëzimit të akullit, të paktën dy alpinistë kanë humbur jetën dhe nëntë të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Mali ku ndodhi aksidenti është 4,314 metra i lartë ndërsa kërkimet janë përqendruar në zonën “Plateau du Déjeuner”, në 3400 metra lartësi. Për momentin, janë të paktën tre persona në gjendje të rëndë në vendin e ngjarjes ndërsa të tjerët janë shpëtuar. Ndërkohë, Prokuroria Publike e Sionit ka nisur hetimet. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!