Shemben dy ndërtesa në Francë, dyshohet për 10 të zhdukur

schedule15:56 - 9 Prill, 2023

schedule 15:56 - 9 Prill, 2023

Një tjetër ndërtesë është shembur në Marsejë të Francës, ku si pasojë e kësaj ngjarje janë plagosur 5 persona dhe 10 të tjerë ndodhen nën  rrënoja.

Ministri i Brendshëm Géral Darmanin ka thënë se shembja shkaktoi përhapjen e një zjarri, duke komplikuar përpjekjet e shpëtimit. Ndër të tjera ai theksoi se autoritetet vlerësojnë se nën rrënoja ishin katër deri në dhjetë persona.

Ndërkohë pesë persona u dërguan në spital me lëndime të rënda por jashtë rrezikut për jetën dhe një person i gjashtë është në shok.

Ndërkaq nuk dihet nëse ndërtesat që u shembën në zonën e Rue de Tivoli kishin probleme strukturore, tha Darmanen./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!