“Shejtani ka dalë nga shtëpia”, Vasili kritikon qeverinë për mbylljen e përkohshme të E-Albania, dyshimet që ngre

schedule13:27 - 17 Korrik, 2022

schedule 13:27 - 17 Korrik, 2022

Pas ish-ministrit të Drejtësisë, nën kryetari i LSI-së, Petrit Vasilin ka reaguar në lidhje me mbylljen e përkohshme të E-Albania dhe faqeve online qeveritarë.

Sistemet qeveritare online u ,mbyllën përkohësisht për shkak të një sulmi kriminal të sinkronizuar nga jashtë Shqipërisë, njoftoi AKSHI.

Lexo edhe: Sulm kriminal kibernetik, mbyllet përkohësisht E-Albania dhe faqet online qeveritare në Shqipëri

Nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale, Vasili shprehet se mbyllja e sistemeve qeveritare ngjan si dy pika uji me zjarret në hipoteka.

Reagimi i plotë Petrit Vasilit

Bllokimi i sherbimin publik on line, si zjarret ne hipoteka te qeverise ne “hall te madh”! Sot Qeveria ka mbyllur sherbimin publik on line per ” sulme kibernetike” sic po thote vete.
Ka disa pyetje qe duan pergjigje sot:
Kur dolen te dhenat personale, qe ishin ne duar te patronazhisteve a nuk ishte vete qeveria, qe i nxori dhe i perdori per te grabitur zgjedhjet?
Po kur dolen te numrat e telefonit dhe targat e makinave pse nuk u shqetesua qeveria apo ishte vete edhe aty?
Po kur dolen rrogat e qindra mijra qytetareve a nuk ishte vete qeveria, qe i nxori?
A nuk ishte Edi Rama qe deklaroi vete se do te benin publike rrogat e qytetareve?
A nuk ishte qeveria qe bente gjoja te paditurin dhe akuzonte gazetaret per nxjerrjen e ketyre te dhenave?
A nuk ishte qeveria, qe tha keshtu ndodh ne gjithe boten dhe beri sikur nuk kishte ndodhur gje?
Pse nuk ka asnje te ndeshkuar nga qeveria per daljen e miliona te dhenave personale?
Qeveria ne menyre te trashe po kerkon te legjitimoje dhjetra milion euro tender per gjoja mirmbajtjen e AKSH.
Kjo ngjan si dy pika uji edhe me gjoja emergjencen e plehrave, qe shpalli qeveria, per te justifikuar hajdutllekun me inceneratoret.
Por me kryesorja eshte se ne kemi pare qe marrin “flake” hipotekat dhe prokurorite atje ku ka dokumente ” perveluese” per qeverine.
Mbyllja e sherbimeve publike on line ngjan si dy pika uji me zjarret ne hipoteka, sepse edhe ne kete rast qeveria, qe eshte ne ” hall te madh” per shkak te dokumenteve asgjesuese, qe po publikohen perdite kerkon te ” çlirohet” me cdo mjet prej ketyre dokumenteve.
Ky sigurisht eshte nje mundim i kote sepse shejtani tashme ka dale nga shishja…!

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!