Sheikët në sulm, kërkojnë Mourinhon për të fituar Champions League

schedule23:28 - 28 Mars, 2023

schedule 23:28 - 28 Mars, 2023

Jose Mourinho mund të marrë drejtimin e PSG-së.

Sipas gazetarit Pedro Almeida, emërimi i një trajnerit portugez është synimi kryesor i klubit parizian për sezonin e ardhshëm. Për ftesën e tij është interesuar këshilltari i futbollit, Luis Kampos.

PSG beson se Mourinho është trajneri i duhur për ta udhëhequr skuadrën drejt fitores në Champions League.

Aktualisht 60-vjeçari drejton Romën. Kontrata e tij është deri në vitin 2024.

Që nga fillimi i sezonit aktual, PSG është drejtuar nga Christophe Galtier. /G.D abcnews.al/