Ëndrrat e tifozëve të Newcastle-it duket se janë shuar. Sheikët që fliteshin se mund të blinin aksionet e klubit anglez, kanë hequr përfundimisht dorë dhe tashmë kanë një tjetër synim. Ata ishin shumë pranë finalizimit të marrëveshjes, por hoqën dorë për shkak të presioneve të shumta që po hasnin nga kompanitë mediatike për sa i përket transmetimit të ndeshjeve.
Pasuria e tyre konsiderohej si e çmendur në ishullin britanik, pasi ishte gati 10-fish më shumë se ajo e pronarëve të Manchester Cityt, që cilësohet si një nga klubet më të pasura në të gjithë botën. Sipas raportimit të “The Sun”, sheiku Bin Salman ka hedhur sytë nga blerja e Milanit, pasi kërkon një klub më të famshëm në Europë.
Për momentin nuk ka asgjë zyrtare, pasi për aksionet e klubit kuqezi janë disa kompani në garë. Gjithçka pritet të mësohet në ditët në vijim dhe mbetet për tu parë se ku do t’i shikojmë sheikët, të cilët me pasurinë e tyre mund të blejnë gjithçka. /abcnews.al