Sheikët e Newcastle të papërmbajtshëm, kërkojnë talentin e Salzburgu

schedule16:25 - 7 Qershor, 2022

schedule 16:25 - 7 Qershor, 2022

Newcastle është e papërmbajtshme, teksa kërkon të marrë lojtarë cilësorë gjatë merkatos së verës, për t’i vënë nënurdhrat e Eddie Howe.

Sheikët kanë kthyer kokën nga Salzburgu, ku tentojnë t’i rrëmbejnë talentin 19-vjeçarë, Luka Sucic. Mesfushori i talentuar ka shkëlqyer këtë sezon në kampionatin austriak, duke ngjallur kështu interesime nga skuadra të mëdha.

Klubi austriak kërkon 20 milionë euro dhe “Magpies” e shohin si profilin ideal për atë që kërkojnë, një mesfushor të ri që mund të zhvillohet nën urdhrat e Eddie Howe. /f.a/abcnews.al