Shehu-Manastirliut: Fshehët viktimat, nuk janë deklaruar vdekjet në shtëpi

schedule10:51 - 4 Nëntor, 2021

schedule 10:51 - 4 Nëntor, 2021

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu nga foltorja Kuvendit, deklaroi edhe njëherë se qeveria ka fshehur vdekjet si pasojë e Covid në vend. Teksa ka thirrur në interpelancë ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, Shehu bëri ministren përgjegjëse kryesore për këtë që ka ndodhur.

Duke cituar raporte ndërkombëtare, deputeti demokrat theksoi se numri i vdekjeve në vend është ndër më të lartët në botë, 16 mijë deri në korrik. Sipas tij nuk janë deklaruar ata që kanë humbur jetën në shtëpi, si dhe të sëmurët që kanë ndërruar jetë në spitalet private.

Pjesë nga fjala e Tritan Shehut:

Ju dëgjova duke e ditur se nuk do të pranonit asgjë.  Kjo është një vazhdë në të gjithë këtë periudhë përballje me Covidin. Të kthehemi pak mbrapa në kohë për të kuptuar sesi e keni menaxhuar këtë pandemi. Për humbjet gjigand enë jetë dhe dëmin ekonomik që ka përjetuar vendi.

Në fund të janarit ne lamë alarmin rrezikut duke kërkuar masa. Ju nuk bëtë asgjë. Vetëm siguronit se epidemia nuk do të vijë në Shqipëri. më tej shpërthye në thirrje me varre, mijëra arkivole, nxorrët tanket e mitralozët kur kishit të bënim vetëm me një virus. Ju përjashtuat edhe sistemin parësor, duke lënë gjithçka te ajo urgjencë çalamane që funksionin vetëm brenda unazës së Tiranës. Nuk lejonit spitalet periferike të ishin pjesë.

Humbjet ishin tragjike, me gjithë punë vetëmohuese të personelit. Ju nuk morët asnjë masë për mbrojtjen e mjekëve përveç spitaleve Covid. Ju nuk bëtë asgjë. Vepruat në mënyrën më hermetike. A ju kujtohet sesi vinte në lojë kryeministri testimet. Në një kohë kur roli i testimeve ishte esencial. Të gjitha ua thamë.

Në spitale private është paguar edhe 1500 euro në ditë. Sepse ju asnjëherë nuk i keni certifikuar ato. Nuk llogarisni aq sa kanë paguar qytetarët për të bërë ilegalisht anti-viralin që ju nuk e keni rimbursuar. E njëjta gjë edhe me testet. Në Gjermani blihej 6 euro. tek ne u shitej qytetarëve 60-70 euro.

Prandaj Shqipëria ka sot 16 mijë humbje jete deri në korrik të këtij viti, 50 mjekë të vjetër. Ua ka thënë FMN këto shifra zonja ministre që janë shumë larg. Janë fshehur vdekjet, ashtu sikurse janë fshehur edhe rastet e identifikimit. Nuk janë deklaruar rastet e humbura në shtëpi dhe spitalet periferike. Nuk janë deklaruar rastet e humbura në spitalet private në vend që punonin në ilegalitet. Nuk u vendosën rregulla të qarta, u lejua gjysmëilegaliteti. Kanë përgatituar nga kjo edhe disa të tjerë që punonin në të zezë.

g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!