Shehu: Basha po e mban në mënyrë ilegjitime selinë e PD-së

schedule19:45 - 17 Mars, 2022

schedule 19:45 - 17 Mars, 2022

Deputeti demokrat, Tritan Shehu i ftuar në ‘Radari Informativ’ në Abc të gazetares Juli Xhokaxhi, ka komentuar situatën politike brenda PD.

Ai tha se sot Lulzim Basha po mban një parti në mënyrë uzurpuese, pasi ai është shkarkuar nga anëtarësi.

Basha ka vetëm një zgjidhje, të largohet nga zyra. Ai ka një seli që nuk është e tij, një vulë që nuk është e tij, pra të lirojë atë që nuk është e tij. Unë nuk shoh asgjë tjetër se çfarë mund të kërkohet nga zoti Basha, është i mirëpritur të jetë deputet në luftën opozitare dhe kaq. Zoti Basha është shkarkuar nga Kuvendi i 11 Dhjetorit, ku morën pjesë 85% e delegatëve, u ratifikua në referendumin e 18 Dhjetorit, pra kjo është një çështje e mbyllur. Nëse dikush mban në mënyrë arbitrare një zyrë me policinë e Ramës, kjo është pjesë e uzurpimit të asaj që nuk ju takon’, tha Shehu.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!