Shehi: Qeveria e kaluar kishte të korruptuar dhe u ndëshkuan, ju s’mund të justifikoheni

schedule16:36 - 7 Korrik, 2022

schedule 16:36 - 7 Korrik, 2022

Duke diskutuar mbi raportin e Komisionit të Prokurimit Publik në Kuvend, kreu i LZHK, Dashamir Shehi ngriti shqetësimin për çështjen e korrupsionit në vend.

Shehi tha se kjo qeverisje ka nga pas hije dyshimi për çdo investim publik, ndërsa shtoi se as ajo paraardhëse nuk ishte e shkëlqyer. Ai u shpreh se në qeverinë Berisha ka pasur të korruptuar dhe shqiptarët i ndëshkuan me votë, por  shton se qeveria aktuale nuk mund të justifikohet me një gjë të tillë për 10 vite me radhë.

Shehi tha se realiteti është trishtues dhe çështjen e korrupsionit me tenderat nuk mund ta zgjidhë një komision.

“Vazhdon e njëjta klasë politike, e njëjta skemë. E çmoj raportim e  Sigma, që pashë një djalë të ri. Shpresoj të jetë edhe me ide të reja. Më duket sikur këta zotërinj kanë harruar funksionin politik që kanë. Kanë 9 vjet në pushtet.

25% e tenderave janë në kufirin limit. Gati 20% janë bërë pa tender fare. Këto notojnë në paratë publike pa marrë përsipër asgjë për të kontrolluar. Historia e kësaj qeverisje, ka pas një hije dyshimi. A ishte shkëlqim ajo qeveria e vjetër? Absolutisht që jo. Edhe brenda asaj qeverie kishte njerëz të korruptuar. Prandaj në 2013 populli votoi kundër. Por nuk mund të justifikoni ju për 10 vjet me radhë për këtë punë. Ata u dënuan nga populli. Tani nuk po ndodh fare kjo punë. Ky është realiteti. Me këtë duhet të merremi  ne.

Ne kemi për detyrë që ti turremi qeverisë kur e ka gabim. Po nga ky krahu juaj a del ndonjë kur është gabim? Kush ka reaguar këtu? përveç njërit që ka 5-6 muaj që reagon. Unë e shikoj të trishtueshme. Unë nuk me mendoj se një komision do të zgjidhë çështjen e  korrupsionit. Është politik dhe do të mbetet politik”, deklaroi kreu i LZHK. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!