Shehi: Përqendrim maksimal ndaj Dinamos, me merkaton merret klubi 

schedule16:46 - 2 Nëntor, 2021

schedule 16:46 - 2 Nëntor, 2021

Dinamo do të zhvillojë derbin e parë kundër Tiranës pas thuajse një dekade. Një ndeshje derbi mes dy skuadrave, është e vlefshme për turin e dytë të “Kupës së Shqipërisë”, e cila do të zhvillohet ditën e nesërme, në stadiumin “Air Albania”, ora 16:45.

Në konferencën për shtyp, trajneri Orges Shehi, foli për ndeshjen kundër Dinamos në Kupë, ku u shpreh se ky derbi kërkon përqendrim maksimal.

“Dinamo ka histori dhe cilësi, ka lojtarë që mund të bëjnë dëm, kështu që ky derbi kërkon përqendrim maksimal nga ana jonë”, shprehej Shehi.

Gjithashtu tekniku i kryeqytetësve, tregoi edhe për çështjen e mbylljes së markatos së “bardh e bluve”.

“Me merkaton merret klubi dhe nuk mundoj se është problem i madh, sepse tani nuk jemi në prag merkatoje. Është një problem që zgjidhet. Për mua problemi më i madh është dëmtimi i Ismajlgecit. Kemi mungesë Tolin dhe Ngoonë për shkak kartonësh, ndaj mungesa e Ismailgecit na dëmton shumë”, nënvizoi tekniku i Tiranës.

Orges Shehi tregon se nuk vendos gjithçka rezultati i ndeshjes së parë sepse në “Kupën e Shqipërisë” do të jetë edhe një ndeshje kthimi me Dinamon, dhe pas 180 minutash do shikohet skuadra që do kalojë në fazën tjetër.

“Kjo është specifike tjetër, pasi ka edhe një ndeshje kthimi,. Duhet të jemi me logjikë të qetë dhe pasi të përfundojmë këtë ,do të fokusohemi te kampionati. Por është e rëndësishme që të vijojmë me këtë intensitet dhe këtë dëshirë gare”, përfundoi Shehi. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!