Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shehi: Laçi ka ekip të mirë, s’kemi presion, kundërshtarët kanë punën e tyre

schedule11:00 - 13 Dhjetor, 2021

schedule 11:00 - 13 Dhjetor, 2021

Java e 13-të e kampionatit do të mbyllet me sfidën Laçi-Tirana, që do të zhvillohet ditën e nesërme në orën 13:45 në stadiumin e Laçit.

Një takim që bardh e blutë e Orges Shehit kërkojnë ta fitojnë për të mos lejuar që kundërshtarët t’i kërcënojnë.

Një takim që premton një spektakël mes dy skuadrave dhe Shehi është i vetëdijshëm për forcën e kurbinasve.

Ne konferencën për shtyp, Orges Shehi, ka folur për duelin ndaj bardhezinjve të Mirel Josës.

“Ndeshje me shkallë vështirësie të lartë, Laçi ka ekip të mirë, ka lojtarë cilësorë dhe në javët e fundit ka bërë shumë mirë.

Tirana? Gjendja e skuadrës është e mirë, jemi stërvitur me përqendrim shumë të madh. Nuk kemi rikuperuar Xhixhën dhe Përgjonin, të tjerët janë të gatshëm.

Nuk ndikohemi nga presioni, kundërshtarët kanë punën e tyre, por jemi të përqendruar vetëm te ajo që bëjmë ne. Në krahasim nga faza e parë, kemi bërë më mirë në 3 ndeshjet e para, kemi marrë 7 pikë.

Laçi është një rival i joni sa i përket cilësisë së skuadrës. Është me e lehtë të luash përballë rivalëve direkte, pasi ata luajnë futbollin e tyre. Problem do të jetë vetëm nëse nuk japim çfarë kemi.

Kundërshtari ka pikë më shumë në krahasim me fillimin e fazës së parë. Është ndeshje e vështirë, për shkak të cilësisë, ndryshimit dhe pikëve që ata kanë marrë.

Nuk mendoj se duhet të kemi vetëkënaqësi, na presin shumë ndeshje. Është e vështirë të krijosh diktatin, por ne kemi bërë mirë. Nuk duhet të humbim asnjëherë përqendrimin dhe vlerësimin për kundërshtarin”, ka deklaruar tekniku i bardhebluve.  /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!