Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shehi: Laçi erdhi një herë në portë dhe shënoi, keqardhje. Merkato po çorienton lojtarët

schedule19:14 - 29 Prill, 2022

schedule 19:14 - 29 Prill, 2022

Tirana humbi një tjetër sfidë, teksa sot u mposhtën 1-0 nga Laçi. Një humbje që shtyn edhe festën e titullit, pasi nëse përballë kurbinasve duhej një pikë për t’u shpallur kampion, tashmë duhen 3 pikë.

Pas ndeshjes trajneri i kryeqytetasve, Orges Shehi, theksoi se lojtarët në këtë moment janë të çorientuar të ndikuar edhe nga merkato, ndërsa shtoi se ndeshjet nuk fitohen pa u luajtur dhe se në fushë duhet grintë.

Keqardhje? “Ndjej keqardhje që nuk morëm sa duhet se luajtëm mirë në ndeshjen e kaluar, na mungoi egërsia në momentet e fundit. Erdhën njëherë në portë dhe na shënuan, u munduan në goditje standarte. Kemi dalë shumë herë në pozicion goditje, jo se nuk bëmë ndeshje të mirë sot”.

Keni humbur dy ndeshje titulli… Gati për ndeshjen me Teutën? “Kjo puna e festës sikur ka ulur përqendrimin, javët zvogëlohen dhe kemi ulur pak luftën. Duhet t’i vëmë gishtin kokës se ndeshjet nuk fitohen pa u luajtur. Edhe merkato ka ndikuar për tu çorientuar, duhet të jemi agresivë se pastaj nuk bëjmë diferencën me skuadrat e tjera.

Distanca e madhe me pikët, merkato çorienton lojtarët. Çunat meritojnë komplimente që e kanë sjellë skuadrën deri këtu, shumë lojtarë kanë oferta dhe kanë dilema se çfarë do të bëjnë për të ardhmen. Është e vështirë edhe për ne dhe kjo ul përqendrimin dhe grintën, nuk duhet të mendojmë për festën. Nuk kemi humbur kurrë dy ndeshje në këtë kampionat dhe duhet të rikthehemi te skuadra që kemi qenë.

Ndonjëherë mbajtja e tepruar e topit është futboll i viteve ’60. Ajo që ikën na shërben për ta marrë në analizë dhe nuk merremi me të kaluarën për të pasur presion. Do të përmirësojmë disa gjëra dhe fokusohemi te ndeshje e ardhshme”, u shpreh Shehi. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!