Kreu i LZHK, Dashamir Shehi ka kërkuar që të hetohen 80 mijë votat e pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit. Në një shënim në rrjetet sociale, Shehi ngre dyshimet sesi mundën të marrin mandatin kandidatë të panjohur.
Aleati i demokratëve, thekson se bëhet fjalë për industri blerje votash në dy mënyra: nëpërmjet punësimit dhe asaj klasike të blerjes me para. Shehi thotë se mafia dhe shteti kanë blerë gjithë këto votat e pajustifikueshme.
“Po kërkojmë të hetohet, të dimë nga vijnë këto 80 mijë vota të pavlefshme, nga dalin këto deputetë që nuk ua di njeri emrin as te partia e vet me 15 mijë vota? Një lloj industrie që blen vota. Unë besoj se i blenë votat: nëpërmjet punësimit, të cilën do ta kapërdija në rrethanat shqiptare, një lloj klientelizmi. Dhe blerja klasike. Kjo e dyta është e rrezikshme, e para është e pamoralshme, e dyta e rrezikshme dhe kompromentuese e sistemit. Zgjedhjet e fundit në Siçili ngjanin me këto të Shqipërisë, por makineria nuk ishte kaq e madhe se kishte një grupim që ishte mafia dhe një shtet që mundohej t’i dilte përpara, kurse këtu tek ne janë bashkë mafia e shteti. Mafia dhe shteti kanë blerë gjithë këto votat e pajustifikueshme,” shprehet ai. g.v/abcnews.al