Kreu i LZHK, Dashamir Shehi i ka ka dhënë publikisht Luzlim Bashës një sugjerim. Në studion e ABC me Juli Xhokaxhi, Shehi tha se Basha dhe opozita duhet të qetësojnë punonjësit e administratës publike, duke ju thënë se nuk do të hiqen nga puna nëse ata marrin pushtetin.
Sipas Shehit, kryeministri Edi Rama është duke ushtruar terror mbi këta punonjës, duke ju pohuar se sapo të vijnë ata do t’ju heqin. Kreu i LZHK tha se detyra e tyre është që të tregojnë këtë herë modelin e shtetit ligjor që askush s’ka të drejtë të të heqë nga puna.
Lexo edhe: Shehi: PS po mbledh vota me paratë e tërmetit në periferi të Tiranës
“Do i jepja një sugjerim tjetër përtej premtimeve për biznesi. Zoti Basha ne të gjithë kemi një detyrim të madh tu japim një mesazh sigurie, qetësie për profesionalizmin administratës publike dhe vendeve të punës në shtet. Sepse Rama po bën terror duke u thënë se ditën që të vijnë ata do u heqin. Kur të vijmë ne ata drejtorët hajdutë do ikin, por me mijëra nënpunës të tjerë që kanë marrë rrogën modeste, me mijëra teknikë do rrinë aty në punë. Sidomos pjesën e policisë. Nuk i dorëzojmë ne se janë socialistë. E njëjta gjë me nënpunësit që ngjitur me zotësi, edhe duke qenë aty dhe socialistë. Do ta jemi të parët që i thotë je socialist ik e tregoje ditën e votimit. Vetëm kështu thyhet. Edhe këtë duhet të bëjë zoti Basha, se ka një çmim kjo. Ai që është i zoti s’ka gjë le të vazhdojë të jetë me Edi Ramën. Kjo është ideja e shtetit ligjor që s’ke të drejtë të më heqësh nga puna se jam me kundërshtarin. Ky është mesazhi më i madh që duhet të japë zoti Basha ndaj administratës publike. Këta sektorë duhen të mbrohen,” deklaroi ai.
I pyetur se çfarë do të bëjnë nëse humbin sërish përballë Ramës, Shehi deklaroi: “Ne do vazhdojmë luftën. Unë personalisht luftën e opozitarit. Shqetësimi i madh është për shqiptarët se nëse Edi Rama rri aty edhe 100-200 mijë të rinj do të largohen. Unë do të vazhdoj të përplasem me Ramën. Ne e kemi një precedent, kemi ndenjur poshtë Enver Hoxhës pa bërë zhurmë.” g.v/abcnews.al