Tirana mposhti 3-0 skuadrën e Egnatias në takimin e luajtur në Rrogozhinë. Një fitore që e afron skuadrën bardheblu edhe më shumë me titullin kampion, ku tashmë vetëm matematika ua vonon festën.
Pas kësaj ndeshje trajneri i kryeqytetasve, Orges Shehi foli për fitoren e skuadrës së tij, ndërsa thekson se skuadra e tij duhet të vazhdojë me rezultate pozitive pavarësisht se kush është kundërshtari.
“E vetja skuadër që na ka shënuar gol përpara ka qenë Vllaznia dhe ai gol erdhi për shpërqendrimin tonë. Kur shënon shpejt, loja bëhet më e lehtë. Shënimi në fillim na dha superioritet.
Limaj para mbrojtjes: “Kështu e kemi nisur edhe në dy javët e para, pasi iku Çelhaka. Ndodh kur duam të zotërojmë topin. Jam i kënaqur, kishim menduar një manovër ndryshe sot, për të parë se si mund të paraqitemi në fushë.”
Plani i Shehit për Europën: “Nuk di se çfarë ka ndodhur më parë, por mendoj se këtë vit janë gjërat ndryshe, 90% e skuadrës është nën kontratë. Mendoj që vazhdimësia është shumë e rëndësishme. Duhet të ruash grupin, strukturën e skuadrës, sepse rezultatet nuk vijnë sa hap e mbyll sytë. Të ruajmë vazhdimësinë dhe të përforcohemi aty ku kemi nevojë. Primare ka qenë rinovimi me disa lojtarë titullarë. Janë vetëm 3-4 lojtarë në përfundim të kontratës, po merren drejtuesit, nënshkrimi do të bëhet në ditët në vijim.” /f.a/abcnews.al