Shehi hedh humbjen ndaj Besiktas “pas krahëve”: Fokusohemi te kampionati, duam ta nisim vrullshëm

schedule08:16 - 4 Gusht, 2023

schedule 08:16 - 4 Gusht, 2023

Ashtu si përballjen e parë të Stambollit dhe mbrëmjes e së enjtes, që sapo lamë pas, “bardheblutë” e Tiranës u mundën nga turqit e Besiktas, në përballjen e vlefshme për raundin e dytë kualifikues të Conference League, duke i dhënë kështu “lamtumirën” këtij kompeticioni.

Pas ndeshjes, një koment të shkurtër e ka bërë dhe tekniku i “bardhebluve”, Orges Shehi, i cili ka shprehur keqardhjen për mënyrën se si skuadra e tij u ndëshkua po nga  disa pakujdesi ndaj Besiktas, si në ndeshjen e parë.

“Nuk mendoj se është ngërç psikologjik se po të përballesh si i barabartë me një kundërshtar të tillë, dhe të jesh ti që kërkon të dominosh e të tentosh të sulmosh kundërshtarë me cilësi… Por në këto ndeshje, këto kundërshtarë të rrahin me gjysmë rasti. Kështu ndodhi edhe sot, me dy gjysma rasti ndodhi dhe sot. Nuk mendoj se është mungesë eksperience, mendoj se është edhe meritë e kundërshtarëve që bëjnë të thjeshta gjërat e vështira. Jam i kënaqur me performancën e çunave, diferencat e mëdha mes dy klubeve ti bënim sa më të vogla dhe të tentonim të ishim gjithmonë vetvetja.

Kemi vendosur të luanim miks në zonë, zonën ta mbulonim me katër vetë. Kishte njerëz në shtyllën e dytë, humbëm pozicionet e kundërshtarin në top të dytë, kështu jemi ndëshkuar. Na vjen keq se nga informacionet, Selmani ka frakturë dhe do na mungojë. Kishim bërë zëvendësime të detyrueshme, nuk kishim mundësi të ndryshonim shumë, përveç situatave. Na vjen keq edhe për dëmtimet se kemi humbur lojtarë dhe nuk e di sa kohë do të duhet ti rikuperojmë.

Në këtë kualifikim në ndeshjet e dyta jem munduar t’i interpretojmë më mirë, e kishim përgatitur të luanim me 3 në prapavijë. Që të mos i jepnim mundësinë të nisej kundërshtarit, kur ke lojtarë në organikë dhe konkurrencë, perfomanca është e mirë.

Nuk është problem ambientimi ai i formacionit. Doka u dëmtua, kurse të tjerët ishin për shkak se kërkonim të interpretonim ndeshjen si ato minuta në ndeshjen e parë.

E kam thënë edhe në ndeshjet e tjera, që lojtarët se stolit kanë qenë deçiziv. Me një kontingjent të tillë, pak rëndësi ka kush e nis nga fillimi. Formacioni është në bazë të përformancës, në bazë modulit sakrifikohet ndonjë. Por janë pjesë e një kontingjenti të tillë e vendosje e skuadrës.

Duhet të fokusohemi te vetja, e dimë që do të jetë garë e vështirë. Partizani vazhdon të jetë në garat europiane, është gjithmonë rivale lojë. Shtoj këtu edhe Egnatian, nuk di çfarë bëhet me Dinamon, edhe skuadrat e traditës. Do të jetë një kampionat i vështirë, kjo do të na shërbejë për pikënisje për sezonin që te jemi ne ato që duam, një skuadër dominante.

Formula e re? Me këtë formulë, do të shohim se është për herë të parë, sigurisht që duam të jemi siç na ka hije. Por pastaj të shohim në fund, me këtë mënyrë, duhet të menaxhojmë fundin e kampionatit. Se një dëmtime e penalizim, ato tre finalet ta çojmë gjithë sezonin dëm”,- u shpreh tekniku i “bardhebluve”. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!