Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Ballu i është përgjigjur deputetit Agron Shehaj, pasi ky i fundit pretendonte se ajo nuk ka qenë e pranishme në interpelancën e kërkuar prej tij.
Balluku deklaroi se ka qenë në sallë më 3 tetor kur ishte interpelanca, por Shehaj kishte marrë raport mjekësor, nga frika e protestës së deputetëve demokratë gjatë seancës plenare.
Sipas Ballukut, Shehaj po bën populizëm.
“U ktheva, u futa në seancë. Nuk duhet të vij? Kthehet njeriu Dhurata, s’e kuptoj ku është ky provlem. Zoti Shehaj ka marrë dy herë raport mjekësor, nga frika juaj. Unë kam qenë e gatshme për interpelancë. Unë jam jashtë, jam në kantiere, jam në parlament. Nuk kam munguar kur kam pasur inteperlancë. Nuk ka gënjyer kryetarja. Nuk mund të vijmë në seancë pasi kthehemi? Është replikë për zotin Sula. Këtu nuk ka gënjeshtër, po flas për interpelancë me zotin Shehaj, populizmin e tij e bëj leckë me argumenta. Unë kam qenë më 3 tetor për interpelancë, zoti Shehaj nuk ishte kur ju protestonit”, theksoi ajo./abcnews.al