“Sheh djalin e tij në televizor”, Todt zbulon gjendjen e Schumacher

schedule17:18 - 18 Nëntor, 2020

schedule 17:18 - 18 Nëntor, 2020

Që pas atij aksidenti të tmerrshëm në vitin 2013 në alpet e Francës, Michael Schumacher nuk është parë më në publik dhe ka informacione shumë të pakta rreth gjendjes së tij shëndetësore.

Ai po trajtohet në shtëpi dhe në privatësi të plotë. Shumë pak njerëz mund ta vizitojnë dhe mes tyre është dhe ish-ferraristi, Jean Todt. Ai sigurisht nuk tregon shumë rreth gjendjes së 7 herë kampionit të Botës, por indirekt marrim vesh diçka shumë të rëndësishme.

 

Todt shprehet se Michael sheh në televizion djalin e tij Mick, çka do të thotë se gjermani është i ndërgjegjshëm dhe ky është një lajm i madh.

“Si është Michael? Kjo është një pyetje, për të cilën unë do të jem jashtëzakonisht i fshehtë. E shoh atë shpesh, një ose dy herë në muaj. Përgjigja ime është gjithmonë e njëjtë. Ai po lufton dhe ne duhet vetëm t’i urojmë atij që gjërat të përmirësohen.

Është në privatësi të plotë dhe i akomoduar në një vend të rehatshëm. Po. ai e ndjek djalin e tij nga televizioni, ne ulemi dhe shohim bashkë ndonjëherë”, u shpreh Todt. /abcnews.al