Shega mrekullibërëse për shëndetin, 5 përfitime që merrni nga konsumi i lëngut të saj

schedule11:11 - 9 Tetor, 2022

schedule 11:11 - 9 Tetor, 2022

Shega është një ndër frutat që me lëngun e saj shëron disa lloje sëmundjesh. Është e njohur për vlerat ushqyese dhe shëruese, prandaj ju sugjerojmë të konsumoni rregullisht lëng shege.

Shumë studime kanë vërtetuar që është një nga lëngje më shëruese në botë për shkak të ndikimit të dobishëm në sistemin kardiovaskular, nervor dhe kockor.

Përveç dobive për zemrën dhe enët e gjakut, përbërësit e shegës pengojnë rritjen e kancerit të gjirit, prostatës, zorrës së trashë, leucemisë dhe parandalojnë ndryshimet të cilat nxisin rritjen e tumorit.

Shega është po ashtu e mbushur me vitaminë C dhe konsiderohet si kuruese kundër proceseve inflamatore, ndërsa është burim i shkëlqyer i vitaminës B5, kaliumit, fenoleve natyrale si elagitaninet dhe flavonoidet.

Për ngritjen e imunitetit dhe parandalimin e çrregullimeve shëndetësore ekspertët rekomandojnë konsumimin ditor të 2,5 decilitrave të lëngut të shtrydhur të shegës.

Acidet yndyrore që  përmban lëngu i shegës reduktojnë ënjtjet dhe dhimbjet e muskujve.

Lëngu i shegës, lufton infarktet dhe këto sëmundje:

Sëmundjet e stomakut

Sëmundjet e zorrëve

Dhimbjet e barkut

Ënjtjen e bajameve

Acarimin e mishrave të dhëmbëve./Abcnews.al. 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!