Shefja për të drejta të njeriut në OKB: Pandemia e koronavirusit ndikim të madh racor

schedule21:38 - 2 Qershor, 2020

schedule 21:38 - 2 Qershor, 2020

Shefja për të drejta të njeriut e Kombeve të Bashkuara, Michelle Bachelet,  ka deklarauar se koronavirusi është një pendemi me ndikim joproporcional tek pakicat etnike në SHBA dhe protestat e nxitura nga vdekja e afrikano-amerikanit George Floyd. Sipas saj këto protesta kanë nxjerrë në pah “pabarazitë endemike” që duhen adresuar.

Mediat e huaja ndër të tjera bëjnë me dije se Bachelet ka theksuar se të dhënat tregojnë se kriza e koronavirusit ka pasur një ndikim më të keq te pakicat racore dhe etnike, si në SHBA, ashtu edhe në disa shtete të tjera.

“Ky virus po ekspozon pabarazitë endemike që janë injoruar për shumë kohë. Në Shtetet e Bashkuara, protestat e shkaktuara nga vrasja e George Floydit po nxjerrin në pah jo vetëm dhunën e policisë ndaj njerëzve me ngjyrë, por edhe pabarazitë në shëndetësi, arsim, punësim, si dhe diskriminimin endemik racor”, ka thënë Bachelet.

Floyd vdiq gjatë arrestimit nga policia në Mineapolis të Minesotës, më 25 maj.

Bachelet tha se shkalla e vdekshmërisë së afrikano-amerikanëve nga koronavirusi raportohet të jetë më shumë se dyfish më e lartë se te grupet e tjera racore në Shtetet e Bashkuara.

Deklarata e saj nënvizoi edhe situatën në Mbretërinë e Bashkuar, ku të dhënat e Qeverisë për Anglinë dhe Uellsin tregojnë për një normë më të lartë të vdekshmërisë te njerëzit me ngjyrë, te pakistanezët dhe te qytetarët me prejardhje nga Bangladeshi, krahasuar me të bardhët.

Situata të ngjashme, tha Bachelet, ekzistojnë edhe në Brazil dhe Francë.

“Ndikimi i tmerrshëm i COVID-19 sëmundjes që e shkakton koronavirusi] te pakicat racore dhe etnike është duke u diskutuar shumë, por ajo që është më pak e qartë është se sa po bëhet për ta adresuar këtë”,është shprehur ndër të tjera jo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!