Shefja e infektivit, Çomo: Pandemia nuk ka mbaruar, vaksinohuni

schedule18:07 - 2 Maj, 2022

schedule 18:07 - 2 Maj, 2022

Shqipëria tashmë është e lirë ndaj çdo masë kundër Covid. Për të hyrë në vend nuk kërkohet më as certifikatë vaksinimi e as test negativ ashtu sikurse maskat nuk janë detyrim  në mjedise të mbyllura.

Megjithëkëtë Najada Çomo, shefja e shërbimit Infektiv në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë, spitalit që mbajti peshën kryesore në trajtimin e të infektuarve me koronavirus, thotë se  pandemia nuk ka përfunduar.

Prindërit janë më hezituesit për të vaksinuar fëmijët ndaj koronavirusit, por mjekët thonë se dozat anti Covid janë të sigurta dhe  mbrojnë dhe ndaj  mutacioneve.

Rreth  gjysma e popullsisë mbi 16 vjeç në vend është vaksinuar kundër Covid ndërkohë gjatë pandemisë  sipas autoriteteve shëndetësore  u infektuan  me Sars Cov 2 më shumë se  275 mijë persona  3496 prej të cilëve humbën jetën.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!