Shefi ushtarak izraelit ‘mesazh’ armiqve: IDF ka aftësinë të godasë kudo në Lindjen e Mesme

schedule22:28 - 2 Tetor, 2024

schedule 22:28 - 2 Tetor, 2024

Kreu i ushtrisë izraelite, Herzi Halevi thotë se Forcat e Mbrojtjes të Izraelit kanë “aftësinë për të arritur dhe sulmuar çdo pikë në Lindjen e Mesme”. Këtë koment ai e bëri në bazën ajrore Tel Nof pranë Tel Avivit.

“Dhe ata nga armiqtë tanë që nuk e kanë kuptuar këtë deri më tani, do ta kuptojnë së shpejti.”, u shpreh ai.

“Ne do të përgjigjemi, ne dimë të gjejmë objektiva të rëndësishëm, ne dimë të godasim me saktësi dhe fuqi,” thotë ai duke iu referuar sulmeve të Iranit ndaj Izraelit mbrëmjen e së martës.

Pasi vuri në dukje se Irani gjuajti rreth 200 raketa në Izrael, Halevi e përshkroi dëmin si “relativisht i vogël”.

Halevi tha gjithashtu se IDF po planifikon të “përforcojë forcat e saj” ndërsa vazhdon operacionet në rajon./abcnews.al