Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shefi “model”, shpërndan bonus deri në 20 mijë euro dhe i lejon punonjësit të qëndrojnë në vilat e tij

schedule09:21 - 29 Shtator, 2021

schedule 09:21 - 29 Shtator, 2021

Julian Richer i ka lënë punonjësit e tij të drejtojnë biznesin e tij, shpërndan bonuse dhe i lejon ata të qëndrojnë në shtëpitë e tij. Nëse do të kishte një listë të shefave idealë në të gjithë botën, atëherë Julian Richer do të ishte në një nga pozicionet kryesore, me gjithçka që ai u ka ofruar punonjësve të tij.

Biznesmeni 62-vjeçar, që kur ishte ende student, kishte filluar të shiste dhe blinte pjesë të veçanta, ndërsa në 1978, kur ishte 19 vjeç  hapi dyqanin e tij të parë në London Bridge Walk .

Që atëherë biznesi ka filluar të rritet dhe të arrijë pikën për të qenë një nga “lojtarët” më të fortë në treg, dhe pasuria e Julian Richer në vitin 2019 ka arritur në afro 200 milion euro.

Në atë vit ai shiti 60% të aksioneve të tij tek punonjësit e kompanisë, duke mbajtur pozicionin e drejtorit menaxhues.

Si pjesë e këtij procesi, ai vendosi që çdo punonjës vendosi të merrte rreth 1,200 euro për çdo vit që punon për kompaninë, si bonus. Kishte punonjës që morën edhe 20,000 euro.

Richer i lejon bashkëpunëtorët e tij (sepse ata nuk janë më punonjës të tij) të përdorin vilat që ai ka në Amsterdam, Paris, Barcelona, Dublin, Venecia , por edhe ato në Mbretërinë e Bashkuar . m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!