Shefi i ushtrisë izraelite: Hezbollahu vazhdon të tkurret

schedule22:11 - 18 Tetor, 2024

schedule 22:11 - 18 Tetor, 2024

Shefi ushtarak izraelit, Herzi Halevi thotë se Hezbollahu vazhdon të tkurret pasi grupi paraushtarak libanez tha se lufta me Izraelin po hynte në një fazë të re. Shefi i Shtabit të IDF-së deklaroi se forcat izraelite kanë vrarë rreth 1500 operativë të Hezbollahut që nga përshkallëzimi i konfliktit.

“Ne jemi shumë të vendosur për të goditur Hezbollahun sa më fort të jetë e mundur. Ne kemi hequr të gjithë shtresën e tyre komanduese,” thotë ai, duke iu referuar sulmeve ajrore që vranë ish-Sekretarin e Përgjithshëm të Hezbollahut, Hassan Nasrallah dhe udhëheqës të tjerë të lartë.

“Hezbollahu po fsheh viktima, duke fshehur komandantët e vdekur. Ne vlerësojmë se kemi vrarë rreth 1500 operativë të Hezbollahut dhe vlerësimet tona janë konservatore, mendoj se ka më shumë për të cilat nuk dimë nga dhjetëra sulme.”, shtoi ai.

Sipas tij, Hezbollahu vazhdon të dorëzohet. “Kjo tregon shumë për moralin e tyre dhe nivelin e luftimeve.”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!