Shefi i spiunazhit rus ka thënë se Moska ka prova që tregojnë se Perëndimi ka pasur gisht në rrjedhjen e tubacioneve Nord Stream, sipas raportimeve nga agjencitë e lajmeve ruse, shkruan Al jazeera.
“Ne kemi prova që tregojnë se Perëndimi ka organizuar dhe zbatuar këto akte terroriste,” tha Sergei Naryshkin, kreu i shërbimit të inteligjencës së jashtme të Rusisë.
Kjo është akuza më e drejtpërdrejtë kundër Perëndimit nga një zyrtar i lartë rus. Ai nuk specifikoi se çfarë provash kishte Rusia.
Presidenti Vladimir Putin tha të enjten se “sabotimi i paprecedentë” kundër tubacioneve të gazit Nord Stream ishte “një akt i terrorizmit ndërkombëtar”.
/abcnews.al