Shefi i spitalit të Gazës: Palestinezët janë torturuar në burgjet izraelite

schedule15:46 - 1 Korrik, 2024

schedule 15:46 - 1 Korrik, 2024

Drejtori i spitalit Al-Shifa, Mohammed Abu Salmiya, ishte në mesin e dhjetëra palestinezëve të liruar dhe u kthyen në Gaza për trajtim, sipas autoriteteve izraelite.

Abu Salmiya tha se ai dhe të burgosurit e tjerë u vunë nëpër “tortura të rënda” në burgjet izraelite, pasi u ndaluan që nga sulmet ndërkufitare të 7 tetorit nga Hamasi, shkruan France 24.

“Disa të burgosur vdiqën në qendrat e marrjes në pyetje dhe u privuan nga ushqimi dhe ilaçet,” sipas Abu Salmiya.

“Për dy muaj asnjë i burgosur nuk hante më shumë se një bukë në ditë. Të arrestuarit iu nënshtruan poshtërimit fizik dhe psikologjik”, shtoi ai.

Shefi i mjekësisë tha se kundër tij nuk ishte ngritur asnjë akuzë./abcnews.al