Shefi i Ryanair: Epoka e fluturimeve me 10 euro ka përfunduar

schedule10:33 - 11 Gusht, 2022

schedule 10:33 - 11 Gusht, 2022

Për shkak të rritjes së shpejtë të çmimeve të karburantit, epoka e tarifave të ulëta të fluturimeve ka përfunduar,  tha CEO i Ryanair, Michael O’Leary.

“Nuk ka dyshim se tarifat tona promocionale vërtet të lira, një euro, tarifat 0.99 euro, madje edhe tarifat 9.99 euro nuk do t’i shihni në vitet e ardhshme”, tha O’Leary.

Pavarësisht kostos në rritje të jetesës, Michael O’Leary beson se njerëzit do të vazhdojnë të udhëtojnë shpesh. Në fakt, ai vlerëson se ata që dëshirojnë të udhëtojnë do të zgjedhin kompanitë me kosto të ulët si Ryanair dhe EasyJet.

Vitet e fundit, numri i fluturimeve është rritur pasi biletat ajrore janë bërë më të lira. Konkurrenca midis kompanive me kosto të ulët si Ryanair, Easyjet, Vueling dhe Wizz Air ishte e fortë.

Shefi ekzekutiv i Ryanair vuri në dukje gjithashtu se ai pret që tarifa mesatare e linjës ajrore me kosto të ulët të rritet me rreth 10 euro gjatë pesë viteve të ardhshme, nga rreth 40 euro vitin e kaluar në rreth 50 euro deri në vitin 2027.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!