Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ka thënë se është “i shqetësuar për çoroditjen e konceptit të paqeruajtjes” pasi Moska urdhëroi trupat ruse në zonat e kontrolluara nga rebelët në Ukrainën lindore për “funksione paqeruajtëse”. “Kur trupat e një vendi hyjnë në territorin e një vendi tjetër pa pëlqimin e tij, ata nuk janë paqeruajtës të paanshëm. Ata nuk janë aspak paqeruajtës,” citohet të ketë thënë Guterres nga agjencia e lajmeve “Reuters”.
SHBA më herët hodhi poshtë justifikimin e Rusisë për të vendosur trupa si paqeruajtës si “të pakuptimta” raporton “BBC”. /abcnews.al